Lajm i keq për Kosovën

Futboll

Lajm i keq për Kosovën

Më: 5 mars 2025 Në ora: 17:22
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova nuk do të jetë i ftuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve, ndaj Islandës.

25-vjeçari po vuan nga një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë ”Dardanët” në dy ndeshjet e rëndësishme të muajit mars.

Ai nuk ka luajtuar asnjë ndeshje me Lille që nga dat 15 dhjetor i vitit të kaluar.

Zhegrova pritet të rikthehet në fushë në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill.

Kosova me 20 mars luan ndeshjen e parë me Islandën, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tre ditë më vonë luhet ndeshja e kthimit në Murcia të Spanjës, vend neutral i caktuar nga UEFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat