Real Madrid piketon dy titullarë të Liverpool

Futboll

Real Madrid piketon dy titullarë të Liverpool

Më: 5 mars 2025 Në ora: 17:40
Perez

Real Madrid ka sulmin e ëndrrave, por problemet janë në mbrojtje. David Alaba ka pësuar mjaftueshëm dëmtime dhe është në fund të karrierës, kurse krahët e mbrojtjes kanë nevojë për një kurim total.

Mediat angleze raportojnë se Florentino Perez kërkon dy lojtarë titullarë të Liverpool. Ata janë Ibrahima Konate dhe Trent Alexander-Arnold.

I pari është emër jo shumë i përmendur në merkaton madrilene, sepse deri më sot është raportuar vetëm për interesin tepër të madh të Los Blancos për anglezin.

Real Madrid është gati t’i ofrojë pagë 12 mln euro neto në sezon mbrojtësit të djathtë, i cili në verë mund të transferohet si lojtar i lirë.

Ndërkohë, për Konate do të jetë e vështirë, sepse duhet bindur Liverpool me një ofertë të mirë. Francezi kërkon pagë 5,5 mln euro neto në sezon, shifër jo e pamundur për Los Blancos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat