Vora dhe Flamurtari të pandalshme në rrugën drejt Superiores

Futboll

Vora dhe Flamurtari të pandalshme në rrugën drejt Superiores

Më: 5 mars 2025 Në ora: 17:44
Tabela

Në ditën e sotme janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Parë, atje ku kemi mësuar rezultatet e të gjitha takimeve të javës së 26.

Asnjë surprizë nga të mëdhatë, teksa Vora dhe Flamurtari vazhdojnë të jenë të pandalshëm dhe të shkojnë të sigurt drejt ngjitjes në Superiore.

Disi më të vështirë po e bën për Flamurtarin edhe Besa e Kavajës, që në ndeshjet e fundit nuk ka bërë asnjë gabim dhe sot ia dolën sërish kundër Kastriotit, 2-3.

Vora arriti të fitonte falë një goli në fund me Korabin, ndërsa Flamurtari fitoi 1-2 ndaj Apolonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat