Henry beson se Arsenal mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll

Henry beson se Arsenal mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Më: 5 mars 2025 Në ora: 18:01
Henry

Shanset e Arsenalit për titullin në Premierligë duken të shuara dhe skuadra vazhdon të vuajë nga dëmtimet, por lavdia në Ligën e Kampionëve është e arritshme, sipas legjendës Thierry Henry.

Arsenal shkatërroi PSV Eindhovenin 7-1 në transfertë të martën, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së Ligës së Kampionëve, duke e bërë thuajse të sigurt një përballje në çerekfinale me kampionët në fuqi, Real Madrid, ose Atletico Madrid muajin e ardhshëm.

Jurrien Timber, autor i golit të parë të Arsenalit, kishte deklaruar para udhëtimit në Holandë se kjo ishte një mundësi për ekipin e Mikel Artetës të ndryshonte narrativën pas një ecurie zhgënjyese në Premierligë.

Dhe paraqitja mbresëlënëse në “Philips Stadion” e konfirmoi këtë, pasi Arsenal bëri një deklaratë të fuqishme për synimet e tij.

Henry, golashënuesi më i mirë në historinë e Arsenalit dhe pjesë e skuadrës që humbi finalen e Champions League në vitin 2006 kundër Barcelonës, beson se përfundimi i garës për titull në Premier League do t’i lejojë londinezët të përqendrohen plotësisht në Evropë.

“Po, ata mund ta fitojnë Champions League,” tha Henry për CBS Sports Golazo. “Unë besoj në këtë, prandaj e thashë.”

“Po them thjesht, tani tregoni se mund ta bëni këtë kundër një skuadre të fortë, me lojtarë që po rikthehen.

“Pa asnjë mungesë respekti për Eindhovenin, mendova se do të ishte e vështirë, sidomos në transfertë, por ata e bënë të duket e lehtë. Mendoj se bënë një ndeshje të jashtëzakonshme.”

Arsenali do të jetë në një disavantazh të vogël në çerekfinale, pasi ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi, por Henry thotë se paraqitja ndaj PSV-së duhet t’u japë besim.

“Të gjithë e dimë që Premierliga ka përfunduar, përveç nëse ndodh diçka e çmendur,” tha francezi.

“Ajo që po përpiqem të them është se kjo ndeshje mund t’i ndihmojë të jenë më të sigurt në këtë garë dhe për sfidën e radhës, kundër Real Madridit ose Atleticos.

“Ndodh ndonjëherë që rruga drejt finales mund të të ndihmojë ose jo, por nëse dëshiron ta fitosh këtë kompeticion, duhet të kalosh këto skuadra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat