Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Partizanit, një rivali direkt për momentin në luftën në “Final Four”, teksa ka mundur të kuqtë me shifrat 2-0 në Shkodër.
Pas një pjese të parë të barabartë, ku ekipet nuk kishin shumë raste për shënim, vendasit gjetën shpejt rrjetën në të dytën me Grudën i cili shfrytëzoi gabimin e Qirkos për të tundur rrjetën.
Më pas, Vllaznia u kthye për të administruar avantazhin, pa i lejuar shumë hapësira Partizanit.
Të kuqtë vazhduan të shfaqin të njëjta probleme në fazën ofensive dhe me kartonin e kuq të Domgjonit, thuajse humbën çdo mundësi për të ndryshuar fatet e kësaj sfide.
Në fund, goli i Bajramit dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e merituar të shkodranëve.