Egnatia ka mposhtur Dinamon me rezultatin e pastër 2-0.
Sfida e javës së 28-të u vendos nga penalltia e Lushkjes dhe supergoli i Ujkës.
Të dyja episodet erdhën në pjesën e parë.
Egntia e mbylli me 10 lojtarë, pasi Lushkja u largua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Dinamovitët kishin rastet e tyre, por dominimi i vendasve në shtëpi ishte i dukshëm.
Egnatia ka 52 pikë në krye të Superiores, 3 më tepër se Vllaznia dhe 5 më shumë se Dinamo.