Abilaliaj e ka sërish me gjykimin

Futboll

Abilaliaj e ka sërish me gjykimin

Më: 5 mars 2025 Në ora: 19:16
Trajneri Abilaliaj

Partizani u mposht nga Vllaznia me rezultatin 2-0 në Shkodër.

Trajneri Abilaliaj shprehu pakënaqësi për gjykimin pas ndeshjes. 

Abilaliaj deklaroi pas ndeshjes:

“Më vjen keq për mënyrën si e kishim përgatitur ndeshjen dhe çfarë donim të bënim. Në shumë momente ishim gati t’i bënim keq Vllaznisë. Detajet bënë diferencën, ndoshta futbollistët po vuajnë pak edhe ndryshimin e sistemit edhe disa gabime që nuk u jap shpjegim.

Kam edhe rezervat e mia për pjesën e gjykimit përsëri. Nuk mendoj që në çdo ndeshje, të paktën 3 ndeshjet e fundit, na del me të kuq, rasti i Bintsukës nuk shikohet fare në pjesën e parë.

Kështu bëhet e vështirë. Në momentin që jemi, duhet të eliminojmë gabimet individuale. Goli i parë për nivelin e lojtarëve, i papranueshëm. Kishim shumë momente të pastra që mund të bënim dëm dhe nuk arritëm dot.

Osmanllarin e ndryshuam edhe për çështje fizike, por dhe ndryshim moduli. Për t’i marrë maksimumin lojtarëve që kishim, në atë moment ndryshuam edhe krahët respektivë. Prisnim të qëndronim mirë, të rinj siç kemi mbrojtjen dhe portën, duhet të ulemi dhe të mendojmë pse vijnë këto momente. Partizani duhet të qëndronte siç qëndroi pjesën më të madhe. Dhe kur arritëm të barazonim, goli u anulua, nuk e mora vesh pse. Portieri i Vllaznisë përplaset me shokun e vet të ekipit, bëhet e vështirë. Tendenca për të nxjerrë çdo lojtar me të kuq çdo ndeshje, tendenca për asnjë penallti dhe shto presionin e të rinjve, bëhet e vështirë.

Nëse nuk do kisha besim, nuk do merresha fare me këta djem. Është kënaqësi dhe e dyta besimi.

Çfarë punohet të paktën në stërvitje sepse kemi dhe penalizim që ndeshjet shumë afër. Po të kishim javën në dispozicion, besoj do ishte ekip që do tregonte më shumë. Jemi të detyruar që ato automatizma që ekipi duhet të shfaqë, t’i provojmë në fushën e lojës. Besimplotë për Final Four, nuk e diskutoj. Kualiteti i këtyre futbollistëve nuk është për vend të katërt apo të tretë, por për vend të parë. Për trajnerin, përderisa Partizani ka qenë në vendet e para, nuk ka drejtues që të mendojë lëvizjen e trajnerit.

Trajnerin e mbajnë rezultatet, siç edhe e heqin rezultatet. Aksiomë që dihet. Kur u bënë disa rezultate që nuk shkonin, përgjegjësia kryesore bie mbi trajnerin. Në dhjetor ekipi i Partizanit ishte në vend të parë. Ka qenë ekip që gëzonte formë dhe mentalitet të mirë. Nuk bën sens që drejtuesit të heqin trajnerin”, u shpreh Abilaliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat