Gruda shpallet lojtari i ndeshjes: Instikti i sulmuesit, e nuhata golin

Futboll

Gruda shpallet lojtari i ndeshjes: Instikti i sulmuesit, e nuhata golin

Më: 5 mars 2025 Në ora: 19:18
Ildi Gruda

Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të të Superiores.

Në përfundimin e takimit, lojtari i ndeshjes u zgjodh Ildi Gruda dhe doli në prononcim për mediat.

“Ishte një instikt sulmuesi, e nuhata këtë top dhe arrita të realizoj.

Gjendja ime tashmë është shumë e mirë, po përpiqem të jap më të mirën. Dëshirë kam që të filloj nga fillimi, por kjo është në dorë të trajnerit, edhe unë e ndjej veten gati.

Objektivat janë madhore në këtë ekip, po punojmë çdo ditë fort për të arritur objektivat tona.”, u shpreh Ildi Gruda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat