Edlir Tetova pas fitores me Dinamon: Egnatia ime bëri detyrën

Futboll

Edlir Tetova pas fitores me Dinamon: Egnatia ime bëri detyrën

Më: 5 mars 2025 Në ora: 19:20
Edlir Tetova

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, ka përfunduar 2-0 në favor të vendasve.

Në përfundim të ndeshjes ka folur trajneri fitues, Edlir Tetova.

“Skuadra sot ishte në detyrë, u bë një lojë e një niveli europian. Ishte një lojë e bukur nga të dyja ekipet, por doja të veçoja ekipin tim në pjesën e parë pasi ishim shumë mirë dhe shumë herë para portës.

Çdo lojtar është i rëndësishëm në ekipin tim, por 5 mungesa janë shumë.

Kthehen disa, ikin dy të tjerë, jemi mësuar. Kemi ritëm dhe ecuri. I kam thënë djemve që kemi finale këto kohë. Duhen marrë ndeshjet me radhë, pavarësisht kontigjentit që kemi. Siç e dimë, Dinamo e ka armë të fortë kundërsulmin ka një sulm për t’u pasur zili.

Kjo nuk është alibi, por fakt. Nuk më vjen fort mirë ku në disa momente duhet bërë faull. Por sigurisht që edhe mbrojtja ka meritat e veta.

Rival në kampionat? Përderisa jemi në një maratonë, të gjitha ekipet janë rivale. Kur kemi humbur 2-1 me Dinamon në dhjetor, nuk ishte për t’u humbur pasi bëmë mirë. Kështu është puna jonë, duke studiuar kundërshtarët javë pas jave, duhet të përgjigjemi”, tha Tetova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat