Joao Felix pritet të mos konfirmohet te Milani

Futboll

Joao Felix pritet të mos konfirmohet te Milani

Më: 5 mars 2025 Në ora: 19:49
Joao Felix

Joao Felix u afrua me bujë në merkaton e dimrit nga Milani. Sulmuesi portugez, shihej si një nga goditjen e bujshme, por entuziazmi është shuar shpejt.

25-vjeçari e nisi shumë mirë aventurën, me një gol në debutimin e tij në Kupën e Italisë ndaj Romës.

Paraqitjet e Felix kanë qenë zhgënjyese dhe nga shumë tifozë është nga më të kritikuarit për krizën e ekipit.

Këto paraqitje kanë bërë që te Milani të reflektojnë për të ardhmen e sulmuesit. Lojtari është në huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit. Te klubi italian janë në dyshim nëse duhet ta blejnë kartonin në verë apo jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat