Interi tregon muskujt në Roterdam, Asllani titullar

Futboll

Interi tregon muskujt në Roterdam, Asllani titullar

Nga: K.G. Më: 5 mars 2025 Në ora: 20:31
Pamje nga ndeshja

Interi ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Champions League në futboll.

Skuadra e Interit ka triumfuar në Roterdam me rezultat 2:0 ndaj Feyenoordit, në takimin e parë. 

Fitorja do të ishte edhe më bindëse sikurse Zielinski të shënonte nga penalltia në minutën e 65-të. 

Thuram (38') e Martinez (50') - realizuan për Interin.

Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë për Interi. 

Asllani bëri lojë të mirë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të.

Interi tregoi muskujt në takimin e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat