Këtë nuk e ka pritur Granit Xhaka! Triumfojnë Bayerni, Barcelona dhe Liverpooli

Futboll

Këtë nuk e ka pritur Granit Xhaka! Triumfojnë Bayerni, Barcelona dhe Liverpooli

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 mars 2025 Në ora: 20:43 Përditësuar në ora: 22:50 më 05.03.2025
Pamje nga ndeshja Bayern Bayer

Harry Kane - shënues i dyfishtë

Bayerni Munihu ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj kampionit të Gjermanisë, Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Champions League. 

Futbollisti Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin nuk iu shkoi ndoresh në stadiumin “Allianz – Arena” në Munih. 

Humbje që do të ia komplikojë shumë punët për ballafaqimin e kthimit në Munih.

Ndeshjet

Bayern – Bayer Leverkusen 3:0 )1:0)
Benfica – Barcelona 0:1 (0:0)
PSG – Liverpooli 0:1 (0:0)

Humbjen e thellë e pësuan me gabimet e tyre.

Bayer Munih ka rezultat shumë të mirë dhe me një këmbë gjenden në çerekfinale.

Në minutën e 9-të, Olise me vetëmohim të pashoq, harkoi për bukuri, ndërsa Harry Kane reagoi edhe më bukur me kokë duke shënuar për epërsinë e Bayernit, 1:0.

Në minutën e 13-të, futbollisti i Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong, doli i vetmuar dhe kur pritej gol, portieri Manuel Neuer si trim i vërtetë e shpëtoi portën e tij. 

Musiala nga afërsia me kokë goditi por topi u ndal nga traversa e Bayer Leverkusenit pikërisht në minutën e 22-të.

Filimi i pjesës së dytë fatal për udhëtuesit.

Në minutën e 54-të, gabim trashanik i portierit të Bayer Leverkusenit, Kovar, të cilit i rrëshqiti topi nga duart dhe Jamal Musiala nga afërsia nuk e fali, 2:0.

Bayer Leverkusenit iu vështirësuan shumë punët me përjashtimin e futbollistit Mukiele pas dy kartonëve të verdhë. 

Në minutën e 72-të futbollisti Tapsoba pa pikë nevoje shkaktoi penallti duke e kapur e rrëzuar me duar Harry Kanen.

Në minutën e 75-të, Harry Kane shënoi nga penalltia për 3:0. 

Xhaka u zëvendësua në minutën e 81-të.

Barcelona triumfoi në Lisbonë me rezultat 1:0 ndaj Benfica-s.

Karalunasit përkundër se ishin pa një lojtar plot 63 minuta, kjo nuk i ndali drejt fitores.

Në minutën e 27-të, Barcelona mbetet pa një lojtar, Cubarsi u përjashtua direkt me karton të kuq.

Barcelona shënoi në minutën e 61-të falë golit të futbollistit Raphinha, i cili realizoi nga rreth 18 metra në këndin e poshtëm të majtë..

Ballafaqim interesant u zhvillua në Paris mes PSG-së dhe Liverpoolit.

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Francës, PSG.

Në minutën e 87-të, Liverpooli në festë, zëvendësuesi Elliott ka realizuar. Nuk kishte as një minutë që u fut në lojë ky lojtar e nga afërsia goditi bukur e përtoke në këndin e djathtë, 0:1.

Barcelona ballëlart

(E plotësuar) –90' Minutat e fundit.

Në minutën e 87-të, Liverpooli në festë, zëvendësuesi Elliott ka realizuar. Nuk kishte as një minutë që u fut në lojë ky lojtar e nga afërsia goditi bukur e përtoke në këndin e djathtë, 0:1.

Ndeshjet

Bayern – Bayer Leverkusen 3:0 )1:0)
Benfica – Barcelona 0:1 (0:0)
PSG – Liverpooli 0:1 (0:0)

90' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

75' Harry Kane shënoi nga penalltia për 3:0.

70' Xhaka me shokë do ta kenë vështirë deri në fund.

65' Nuk ka gola në Paris.

61' Barcelona në epërsi me golin e futbollistit Raphinha.

62' Mukiele ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

57' Xhaka me shokë janë në presion të madh të rezultatit.

54' Gabim trashanik i portierit të Bayer Leverkusenit, Kovar, të cilit i rrëshqiti topi nga duart dhe Jamal Musiala nga afërsia nuk e fali, 2:0.

52' Bayer Leverkuseni po kërkon golin e barazimit.

47' Priten lojëra më të mira.

 Përfundojnë pjesët e para.

41' Ndeshje e nxehtë në Munih.

37' Kane faullon keq Xhakën.

35' Vetëm një gol u shënua deri me tash.

31' Bayer Leverkusen në presion.27' Barcelona nga minuta e 22-të është pa një lojtar, Cubarsi u përjashtua direkt me karton të kuq. 

22' Musiala nga afërsia me kokë godet por topi ndalet nga traversa e Bayer Leverkusenit. 

17' Nuk ka gola në Paris.

13’ Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong, doli i vetmuar dhe kur pritej gol, portieri Manuel Neuer si trim i vërtetë, shpëtoi portën e tij.

9' Olise me vetëmohim të pashoq, harkoi për bukuri e Harry Kane reagoi edhe më bukur me kokë duke shënuar për epërsinë e Bayernit, 1:0.

7' PSG ka presionin e madh nga lideri i Anglisë, Liverpooli. 6' Ndeshje me riivalitet.

3' Në Munih janë mbi 75 mijë shikues.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Xhaka nga minuta e parë ndaj Bayern Munihut

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich pret Bayer Leverkusen, dy më të mirat e Gjermanisë ndeshen përballë tyre në fazën e 1/16-ve të Champions League.

Bavarezët janë padyshim vijnë si favoritët për të fituar këtë takim dhe për të kaluar raundin, ndërsa “Aspirinat” do tentojnë të bëjnë surprizën.

Bayern: Neuer; Laimer, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Goretzka; Olise, Musiala, Coman; Kane.

Bayer Leverkusen  Kovar; Mukiele, Tah, Hermoso, Hincapié; Xhaka, Palacios; Frimpong, ëirtz, Grimaldo; Adli.

PSG - Liverpool, formacionet

Liga e Kampioneve dhuron sot një duel shumë interesant të këtij turi, pasi përballë vihen PSG dhe Liverpooli.

Dy skuadra të cilat kanë ambicie të mëdha për të shkuar sa më lart në këtë aktivitet.

PSG kishte një fazë të vështirë në grupe, por me kalimin e ndeshjeve dhe me vijimin e play-off, duket se ka gjetur ritmin që kërkonte sidomos në fazën ofensive.

Ndërsa Liverpuli ka qenë thuajse perfekt në këtë edicion në Europë si dhe në kampionat, ku është skuadra dominuese e cila po shkon drejt titullit në Angli.

PSG - Liverpool, formacionet

Liga e Kampioneve dhuron sot një duel shumë interesant të këtij turi, pasi përballë vihen PSG dhe Liverpooli.

Dy skuadra të cilat kanë ambicie të mëdha për të shkuar sa më lart në këtë aktivitet.

PSG kishte një fazë të vështirë në grupe, por me kalimin e ndeshjeve dhe me vijimin e play-off, duket se ka gjetur ritmin që kërkonte sidomos në fazën ofensive.

Ndërsa Liverpuli ka qenë thuajse perfekt në këtë edicion në Europë si dhe në kampionat, ku është skuadra dominuese e cila po shkon drejt titullit në Angli.

Interi tregon muskujt në Roterdam, Asllani titullar

Interi ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Champions League në futboll.

Skuadra e Interit ka triumfuar në Roterdam me rezultat 2:0 ndaj Feyenoordit, në takimin e parë. 

Fitorja do të ishte edhe më bindëse sikurse Zielinski të shënonte nga penalltia në minutën e 65-të. 

Thuram (38') e Martinez (50') - realizuan për Interin.

Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë për Interi. 

Asllani bëri lojë të mirë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të.

Interi tregoi muskujt në takimin e parë.

Xhaka do mrekullinë, ndeshje të nxehta në Munih e Paris

Futbollisti Granit Xhaka me Bayer Leverkuseni janë para sfidës së madhe në “Allianz-Arena” ndaj Bayern Munihut.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë përballet me liderin e Bundesliga I në kuadër të ndeshjes së parë të të tetës së finales së Champions League.

Granit Xhaka si gjithnjë nga minuta e parë në petkun e Bayer Leverkusenit.

Xhaka do mrekullinë, rezultat të mirë në Munih.

Në Paris takohen lideri francez PSG dhe ai i Anglisë, Liverpooli.

Ndeshjet

Bayern - Bayer
Benfica - Barcelona
PSG - Liverpooli

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat