Ranieri para sfidës me Athletic: Një sfidë e bukur dhe e vështirë

Futboll

Ranieri para sfidës me Athletic: Një sfidë e bukur dhe e vështirë

Më: 5 mars 2025 Në ora: 20:57
Ranieri

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka folur për mediet italiane në prag të ndeshjes me Athletic Club.

‘Romakët’ dhe skuadra spanjolle do të ndeshen nesër mbrëma në ndeshjen e parë të 1//8 së finaleve të Europa League.

“Padyshim që do të jetë një sfidë e bukur dhe e vështirë. Jam i lumtur që jemi sërish në një nivel të lartë.

Skuadra po bën një punë të shkëlqyer”, tha Ranieri.

“E njohim mirë vlerën e kundërshtarëve tanë, ata janë ndër më të mirët në Evropë për duelet një kundër një dhe në driblim. Kanë lojtarë vërtet të rrezikshëm në sulm, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh Ranieri.

Trajneri italian foli edhe për atmosferën pozitive brenda grupit.

“Skuadra po ecën mirë. Jemi të bashkuar dhe mezi presim ta luajnë këtë ndeshje. Mendoj se këto janë aspekte të rëndësishme për një trajner”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat