Interi vazhdon marshimin në Ligën e Kampioneve dhe thuajse është me një këmbë në çerekfinalet e turneut pas fitores 2-0 ndaj Fejenordit në transfertë. Por statistikat që kanë regjistruar deri tani zikaltrit në këtë turni i çojnë në… finale.
Interi është bërë skuadra e parë në historinë e turneut që pëson vetëm një gol në 9 ndeshjet e para të një edicioni. Goli i Mukiele në minutën e 90 ndaj Leverkusen, është i vetmi që zikaltrit kanë pësuar në edicionin 2024-2025, shifër e cila nuk është ndeshur asnjëherë më parë.
Dhe ky është një ogur i mirë për zikaltrit. Rezulton se çdo skuadër e cila ka pësuar më pak se 3 gola në 9 ndeshjet e para të një edicioni, ka shkuar gjithmonë deri në finalen e turneut.
Megjithatë, kjo nuk është garanci për suksesin final, pasi vetëm 2 prej 7 skuadrave që kanë regjistruar këtë të dhënë, ia dolën të bënin të tyrin trofeun.