Lufta për kampionatin është ende e hapur, por te Napoli tashmë kanë filluar të mendojnë për të ardhmen.
Klubi napolitan nuk ishte në gjendje të afronte një emër të madh në sulm pas largimit të Khvicha Kvaratskhelia, megjithatë një emër i njohur mund të rikthehet në modë në qershor.
Edon Zhegrova pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit italian dhe atij i skadon kontrata me Lilë në vitin 2026.
Një situatë që mund të favorizojë Napolin dhe mund ta shtyjë Lilën të ulë kërkesat dhe ta shesë sulmuesin kosovar për të mos e humbur me parametër zero.