Arsenali u bë skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon shtatë gola jashtë fushe në një ndeshje me eliminim direkt. Dhe Mikel Arteta është i lumtur që “Topçinjtë” reaguan në këtë mënyrë pas rezultateve negative në Premier Ligë.
“Ishte një ndeshje që pritej shumë nga ne, pas javëve të vështira që kaluam në kampionat.
Duhet të jepnim një reagim dhe e bëmë. Mendoj se kemi bërë një punë kolosale për të shkuar në raundin tjetër.
Sulmuesit? Fakti që shënuam 7 gola tregon se, nëse gjërat funksionojnë, ti mund të shënosh edhe kaq gola. Ishim solidë në mbrojtje dhe e kërkuam fitoren nga fillimi deri në fund.
Tani fokusi është kampionati dhe të përqendrohemi të rikthehemi në rezultatet e duhura në kampionat.
Neve nuk na mungojnë alternativat në skuadër dhe nuk do të dorëzohemi, derisa matematika të na e lejojë”, tha trajneri spanjoll.