​Shpërthimi ndaj gjyqtarit, dënohet rëndë Fonseca

Futboll

​Shpërthimi ndaj gjyqtarit, dënohet rëndë Fonseca

Më: 6 mars 2025 Në ora: 08:13
Paulo Fonseca

Trajneri i Lyonit, Paulo Fonseca është suspenduar për nëntë muaj nga Liga Profesionale Franceze e Futbollit (FLP), pas një konfrontimi me gjyqtarin Benoit Millot gjatë fitores së fundit 2-1 të ekipit të tij në Ligue 1 ndaj Brest.

FLP tha në një deklaratë të mërkurën se Fonseca do të ndalohet të hyjë në stol, dhomat e zhveshjes së zyrtarëve dhe të marrë pjesë në çdo funksion zyrtar para, gjatë ose pas ndeshjeve deri më 30 nëntor.

Fonseca-s iu dha një karton i kuq direkt pas një rishikimi të një penalltie të mundshme për Brest-in dhe qëndrimi i Fonsecas ishte frikësues sipas Millot.

"Ai erdhi drejt meje me një qëndrim frikësues dhe vendosa ta largoja menjëherë. Doli jashtë kontrollit," tha Millot për të përditshmen sportive franceze “L'Equipe”.

Fonseca kërkoi falje për shpërthimin e tij, i cili përfundoi kur lojtarët e Lyonit e larguan atë nga arbitri.

Sindikata e gjyqtarëve francezë tha javën e kaluar se anëtarët e saj do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të dhënë dorëheqje nëse ata ose familjet e tyre ishin në rrezik pasi një zyrtar i ndeshjes u përball me një "përhapje urrejtjeje" pas komenteve të bëra nga presidenti i Olympique de Marseille, Pablo Longoria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat