​Lautaro futet në historinë e Interit

Futboll

​Lautaro futet në historinë e Interit

Më: 6 mars 2025 Në ora: 09:04
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez nuk e kishte imagjinuar kurrë të bëhej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Interit në Ligën e Kampionëve. Ishte një paraqitje e fortë nga “Nerazzurrët” në Roterdam, pasi gjuajtja akrobatike e Marcus Thuram dhe një goditje e fuqishme e Lautaro Martinez vulosën fitoren 2-0.

Mund të shënohej edhe goli u tretë në minutën e 65-të, por Piotr Zielinski humbi penalltinë e cila u prit nga portieri Timon Ëellenreuther.

Ky gol e bën reprezentuesin argjentinas golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave për klubin në historinë e Ligës së Kampionëve, me 18 gola, pra më shumë se Sandro Mazzola në Kupën e vjetër Evropiane.

“Krenari është fjala e parë që më vjen në mendje, sepse kurrë nuk do ta kisha imagjinuar ta arrija këtë rekord”, tha Lautaro Martinez për “Amazon Prime Video Italia”.

“I jam mirënjohës Interit, tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mi. Falenderoj gjithashtu familjen time, si në Itali ashtu edhe në Argjentinë, pasi më qëndruan pranë në kohë të mira dhe të këqija.”

Interi është skuadra e vetme italiane ende në Ligën e Kampionëve, por edhe e vetmja skuadër e Serisë A në tre kompeticione, pasi janë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit.

“Flitet shumë për Interin, por ne jemi në fushë çdo dy ditë për tetë muaj tani. Ka shumë djem që luajnë edhe për kokbëtaret e tyre, por ne ende përpiqemi të japim maksimumin për këtë fanellë”, theksoi Lautaro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat