Slot me fjalë të mëdha për Alissonin pas paraqitjes në Paris

Futboll

Slot me fjalë të mëdha për Alissonin pas paraqitjes në Paris

Më: 6 mars 2025 Në ora: 09:16
Alisson

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Paris Saint Germain me rezultat 0-1.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga parisienët gjatë gjithë ndeshjes, por në fund The Reds triumfuan falë një goli nga Havery Elliott.

Sigurisht që më meritori për këtë fitore të Liverpoolit ka qenë portieri Alisson Becker i cili bëri nëntë pritje në këtë ndeshje.

Braziliani mori në fund çmimin si ‘Lojtari i ndeshjes’, derisa trajneri Arne Slot e ka lavdëruar paraqitjen e tij.

“Alisson ishte i jashtëzakonshëm. Në pjesën e dytë, shumica e goditjeve ishin jashtë zonës së rreptësisë. Por është cilësia e tyre, mënyra se si gjuanin, derisa Alisson pritjet i kishte fantastike”.

“Në pjesën e parë ata patën 3-4 raste, ju prisnit që ata të shënonin. Në pjesën e dytë, gjuajtje nga jashtë zonës, por ato duhet të priten” ka thënë Slot.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Anfield, derisa The Reds kanë bërë një hap para për të kaluar në çerekfinale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat