Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Futboll

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Më: 6 mars 2025 Në ora: 09:20
Barcelona

Barcelona thuhet se po konsideron shitjen e Frenkie de Jong dhe ka identifikuar Bruno Guimaraes të Newcastle United si një zëvendësues të mundshëm.

Sipas mediumit Fichajes, e ardhmja e mesfushorit holandez mbetet e pasigurt, me klubin të hapur për oferta nëse nuk arrihet një marrëveshje rinovimi.

Barcelona ka kohë që monitoron Guimaraes. Mesfushori i Newcastle përshtatet me planet e tyre për shkak të aftësisë së tij për të kontribuar si në mbrojtje ashtu edhe në lojën e ndërtuar.

E ardhmja e tij në St James’ Park mund të varet nëse Newcastle kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Arsenali dhe Manchester City gjithashtu janë lidhur me Guimaraes, por asnjëri nga klubet nuk e ka prioritet nënshkrimin e tij.

Në anën tjetër, Barcelona mund të kërkojë të përshpejtojë negociatat nëse De Jong largohet në verë.

Neëcastle është në një pozicion të fortë financiar dhe nuk do ta bëjë të lehtë për Barcelonën. Megjithatë, mundësia për t’iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha evropiane mund të ndikojë në vendimin e Guimaraes në verë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat