Krenar

Futboll

Krenar

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:14
Flick

Barcelona ka marrë një fitore të vuajtur dhe të luftuar deri në minutën e fundit në Lisbonë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt një vendi në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.Siç ndodhte më 21 janar, edhe mbrëmë në “Da Luz” vendimtar ka rezultuar një gol i shënuar nga Rafinja kur kronomentri shënonte një porë lojë të lënë pas. Nëse suksesi i janarit ishte i çmendur për mënyrën se si erdhi me përmbysje, suksesi mbrëmë ka një tjetër notë.

I detyrohet sakrificës së skuadrës dhe një paraqitje brilante të portierit Vojçek Shezni. Barcelona ia ka dalë dhe me dhjetë lojtarë dhe kjo e ka bërë të ndihet krenar trajnerin Hansi Flik gjatë konferencës pas takimit.

ANALIZA – “Në fakt më shumë se analizë do të vlerësojë paraqitjen dhe karakterin e skuadrës. Dua të them se jam krenarë për këtë ekip, për këta djem. Të luash me një lojtar më pak që nga minuta e 22 dhe të fitosh nuk është shaka. Që para se të zbrisnim në fushë e dinim se do të ishte e vështirë. Por dalja me të kuqe e Kubarsit e shtoi dhe më shumë shkallën e vështirësisë. Ndaj skuadra meriton fjalët më të mira, sepse të gjithë kanë sakrifikuar, duke bërë çdo detyrë të dhënë”.

SHEZNI – Trajneri Flik nuk mund të linte pa përmendur dhe paraqitjen e Vojçek Sheznit. “Më duhet të them se kemi pasur një portier të mirë në fushë. Ka një meritë të veçantë. Por e gjithë skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtje. Jemi mbrojtur me rregull, të disiplinuar”.

ZËVENDËSIMI I OLMOS – “Ai ishte një vendim për tu marrë nga ana ime në atë moment. Duhet të aktivizoja një mbrojtjes pas daljes së Kubarsit me të kuqe. Zëvendësimi i Danit nuk ka lidhje me ndonjë siuatë të veçantë. Thjesht ashtu mendova se ishte lëvizja e duhur dhe mendoj se në fund kemi bërë një zgjedhje të mirë”.

KUALIFIKIMI – “E pamë se sa e vështirë është Liga e Kampioneve. Kemi epërsinë e fitores dhe faktin që luajmë në shtëpi, por do të jenë 90 minuta të tjera impenjative”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat