Klubi i futbollit Drenica ka bërë sot homazhe në Prekaz, në kompleksin memorial të familjes Jashari.
Kryesia e klubit së bashku me stafin e trajnerëve dhe me futbollistët, iu bashkuan manifestimit të datave 5, 6 e 7 mars, në përkujtim të veprës dhe sakrificës së familjes Jashari për lirinë e Kosovës.
“Në këtë vend të shenjtë të historisë sonë, u përkulëm me mirënjohje për jetën dhe veprën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!”, shkruan klubi Kuqezi në faqen zyrtare në Facebook.