Xabi Alonso shpreson ende

Futboll

Xabi Alonso shpreson ende

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:27
Xabi Alonso

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, që u mund 0-3 nga Bayern Munich në sfidën e parë mes tyre në Champions League.

Një humbje që ndërlikon pa masë objektivat e “Aspirinave” në turneun kontinental.

“Kemi bërë shumë gabime në këtë ndeshje të parë, gjë që nuk duhej të ndodhte.

Ishte faji ynë”, tha Xabi Alonso.

“Ne nuk e kishim kontrollin e ndeshjes dhe padyshim që kjo ishte shumë e bezdisshme.

Do të duhet pak kohë për ta kapërcyer këtë lojë, por ende nuk ka përfunduar asgjë për sa i përket kualifikimit”, shtoi trajneri spanjoll.

“Gjëra të çmendura kanë ndodhur më parë në futboll dhe ne do të luftojmë për këtë javën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit, në fushën tonë. Kemi treguar se mund të përmbysim rezultate”, tha Alonso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat