Skënderbeu kërkon pikët “jetike”

Futboll

Skënderbeu kërkon pikët “jetike”

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:37
Pamje nga një ndeshje

Elbasani dhe Skënderbeu do të përballen këtë të enjte për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 16:30.

Verdheblutë kërkojnë në shtëpi një 3 pikësh që do mbante gjallë shpresat për një vend në “Final 4”.

Në krahun tjetër, korçarët e vendit të fundit janë në kërkim të pikëve jetike.

Megjithatë për Skënderbeun do të jetë tepër e vështirë, pasi këtë sezon Elbasani ka qenë një “mace e zezë” për ta.

Në 3 ndeshjet e këtij sezoni, dy kanë përfunduar në barazim dhe një është fituar nga verdheblutë.

Statistikat dhe renditja aktuale favorizojnë Elbasanin, por në krahun tjetër korçarët janë të dënuar për të fituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat