Nëntë goditje në portën e tij, të nënta të pritura

Futboll

Nëntë goditje në portën e tij, të nënta të pritura

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:50
Alison

Nëntë goditje në portën e tij, të nënta të pritura.

Liverpuli triumfoi në Paris ndonëse kishte pësuar 28 goditje në total dhe kishte bërë vetëm 2 dhe kjo është diferenca më e thellë negative e goditjeve që një skuadër fiton në fund në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

E gjitha kjo, falë një njeriu. Alison Beker meritonte më shumë se çmimi i lojtarit më të mirë të ndeshjes në “Parc des Princes”.

Liverpuli fitoi ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Champions-it për shkak të tij dhe braziliani pranon se ai bëri ndoshta ndeshjen e jetës: “Ishte ndoshta ndeshja më e mirë e jetës time.

Trajneri po na thoshe se sa e vështirë do të ishte të luajte kundër PSG-së, sesa të mirë janë me topin dhe ne duhet të ishim gati për të vuajtur. E dinim se çfarë na priste. Por ne punuam fortë. Lejuam shumë raste, disa prej tyre ishin një kundra një. Por arritëm që t’i bënim kundërshtarët që të mendonin pak më gjatë”.

Paraqitjet e Alisonit nuk janë konsideruar më të dikurshmet gjatë vitit të fundit, por në një ndeshje që u ekspozua kaq shumë, ai tregoi se ditët e tij më të bukura nuk kanë përfunduar ende:

“Të gjitha përpjekjet që bën skuadra ma bëjnë punën më të lehtë. Dhe pastaj ishte Harvi që hyri në fund dhe shënoi golin. Është një histori e shkëlqyer për ne, një mbrëmje e madhe”.

Heroi tjetër i Liverpulit, Harvi Eliot, tha: “Nuk kam fjalë. Ky djalë është i pabesueshëm, është portieri më i mirë në botë. Pa të, unë nuk e di se ku do të ishim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat