"Një nga grabitjet më të mëdha në historinë e futbollit”

Futboll

"Një nga grabitjet më të mëdha në historinë e futbollit”

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:57
Jamie Carragher

Ish-lojtari anglez, i cili e kaloi gjithë karrierën e tij duke luajtur për Liverpullin, Jamie Carragher, e quajti fitoren e “The Reds” në Paris ndaj PSG-së (1-0) si një nga grabitjet më të mëdha të historisë.

Liverpulli mposhti PSZH-në me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, në një ndeshje në të cilën mikpritësi kishte 71 për qind të zotërimit të topit dhe 27 goditje në portë kundër skuadrës angleze, së bashku me 14 goditje nga këndi.

“The Reds” patën gjithsej dy goditje gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti fitoren me të vetmen goditje në portë, atë të Harvej Elliot, në minutën e 87-të

“Nuk mund ta besoj atë që pashë, PSZH ishte e mahnitshme dhe e tejkaloi plotësisht Liverpullin,”, ka thënë fillimisht komentuesi i “CBS Sports”.

Legjenda e klubit anglez ka komentuar edhe paraqitjen e portierit Alisson, i cili bëri nëntë pritje në ndeshje.

“Ndoshta ndeshja më e mirë e karrierës së tij, dhe sigurisht më e mira në fanellën e Liverpullit.

Nëse “The Reds” fitojnë Ligën e Kampionëve dhe ata kanë një shans të mirë për ta bërë këtë, loja e tij do të mbahet mend për vite”, përfundoi Jamie Carragher.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat