Portietri në mes të ndeshjes kalon nga tribuna e drejt në pankinën e Bayern Munihut?!

Futboll

Portietri në mes të ndeshjes kalon nga tribuna e drejt në pankinën e Bayern Munihut?!

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:59
Pamje

Sven Ulreih është historia kryesore e ndeshjes së parë të 1/8-tës në Ligën së Kampionëve mes Bajern Munihut dhe Bajer Leverkusenit, edhe pse nuk luajti asnjë minutë.

Ulreih ka qenë një mbështetës besnik i Manuel Nojerit të paprekshëm për dhjetë vjet, dhe tani është portieri i tretë i bavarezëve.

Ai ishte i regjistruar për ndeshjen kundër Leverkuzenit, por e ka ndjekur me rroba civile, nga tribunat.

Image

Por, më pas në minutën e 58-të, Nojer u dëmtua, teksa po vraponte për të festuar golin e tretë të Bajernit. Ai u zëvendësua nga Jonas Urbig, por Bajerni mbeti pa një portier rezervë.

Kjo është arsyeja pse Ulreihut iu desh të zbriste urgjentisht nga tribuna në stol, të ndërronte rrobat dhe të kthehej nga spektatori në një rezervë të Bajernit.

Fotot e Ulreihut, fillimisht në tribunat e stadiumit të Bajernit me veshje të rastësishme, dhe më pas me veshje të bavarezëve ulur në stol, u bënë virale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat