Disfata 3:0 në transfertën me Strugën ka lënë shije të hidhur te Shkëndija.
Dy golat e Radiçit dhe një i Radeskit i sollën disfatën e parë kuqezinjëve pas 14 ndeshjeve në kampionat.
Pas kësaj humbje ka folur trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri.
“Ishte një performancë e dobët që solli një humbje të rëndë për ekipin tonë. Sot thuajse nuk na funksionoi asnjë gjë, derisa pranimi i golave në atë mënyrë në ndeshje si kjo është e papranueshme”, tha ai dhe vazhdoi:
“Është një ndeshje që duhet harruar sa më shpejtë. Duhet të bëhet një analizë e kësaj ndeshje dhe kur ekipi performon si sot, unë si trajner duhet të marr përgjegjësinë.
Pavarësisht shumë faktorëve që janë në fushë, unë natyrisht se në këtë situatë jam fajtori më i madh. Tani ne duhet të përkrahim futbollistët, të bisedojmë me ta, të kthejmë atmosferën deri të dielën dhe të futemi me 100% për të fituar ndeshjen e radhës”.