Me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së 22-të, zyrtarisht përfundoi rrethi i dytë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Në fundjavën e ardhshme fillon raundi i tretë, ku çiftet janë formuar sipas renditjes.
Dy derbi shqiptarë në fundjavë: Gostivari – Brera, Shkupi-Besa
Ja ciftet që e përbëjnë javën e 23-të: Shkëndija – Pelisteri, Gostivari – Brera, Shkupi-Besa, Struga-Voska, Rabotniçki – Tikveshi dhe Sileksi-Vardari.