Juve jashtë garës për kreun

Futboll

Juve jashtë garës për kreun

Më: 6 mars 2025 Në ora: 12:42
Luciano Moggi

Luciano Moggi nuk beson aspak se Juventusi është futur në garën për titullin kampion.

Sipas tij skuadra edhe pse është në -6 nga kreu, nuk është në garë për titullin vetëm për shkak të një fajtori.

Ai quhet Tiago Mota. Ish-drejtori sportiv bardhezi për më tepër analizon të gjitha gabimet që ka bërë trajneri gjatë këtij sezoni. “Juventusi fitoi 2-0 në shtëpi kundër Veronës, duke u afruar në -6 nga kreu.

Disa optimistë shkruan se është bërë pjesë e garën për titull, por sipas meje ndoshta për të bërë shaka. Juvja do të kishte mundur të hynte në garën për titull në të vërtetë nëse Tiago Motta do të kishte ditur të përdorte më mirë lojtarët që kishte në dispozicion dhe që mendojnë ndryshe nga ai.

Shih deklaratat e Lokatelit pas eliminimit në Ligën e Kampioneve (u shpreh se e hodhën ata poshtë kualifikimin, ndërsa Mota deklaroi të kundërtën). Pa harruar se të gabosh është njerëzore, por të insistosh në gabim është djallëzore. Aq sa ekipi i tij, në -6, mund të ishte vërtetë në garë për titull, por tani, për shkak të gabimeve të tij, duhet të luftojë me çdo mundësi për të arritur vendin e katërt.

Po përmendim disa nga gabimet e Motës. Zakoni për të hedhur në fushë lojtarët jashtë pozicioneve të tyre të zakonshme, të djathtët majtas dhe anasjelltas, duke krijuar konfuzion në grup.

Të në fushë lojtarë me ethe (Kopmeiners), duke lënë jashtë ata që janë në formë (Turam), të bëjë gabime te zëvendësimet gjatë lojës, që nuk është thjesht një rastësi, por një zakon. Gjithashtu të mos dijë të motivojë ekipin për ndeshje që konsiderohen të lehta (çerekfinalen e Kupës së Italisë me Empolin).

Dhe do të ndalem këtu, por ka dhe të tjera”, tha ndër të tjera Luçiano Moxhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat