Simone Inzagh nuk e fshehu kënaqësinë për këtë fitore 2-0 ndaj Feyenoord, për më tepër që ekipi i tij nuk vinte në kushte ideale pasi duhet të bënte llogaritë me disa mungesa të rëndësishme si Dimarco, duke sakrifikuar Bastonin në krah, ndërsa nga minuta e parë i besoi një fanellë titullari dyshes Asllani-Zielinski.
“Lojtarët u treguan të zotë, nuk ishte e thjeshtë në një stadium të vështirë. Skuadra nuk vuajti shumë, por kur ishte e nevojshme ishim të bashkuar Asllani dhe Zielinski? Bënë ata që unë doja.
Nuk kam pasur kurrë dyshime tek ata, sigurisht më pas është trajneri që bën vlerësime, bënë një ndeshje të madhe. Dy golat e shënuar bënë që të fitonim një ndeshje të rëndësishme, por e dimë se ishte vetëm pjesa e parë, pjesa e dytë do të jetë në San Siro”, u shpreh Inzaghi.
Mesfushori kuqezi shkon më larg se sa ky takim, në sytë e tij ky Inter mund të fitojë Champions League këtë sezon.
“Champions është një objektiv, nuk duhet të fshihemi.
Ne e dimë se jemi një skuadër e fortë, por sigurisht do të jetë e vështirë pasi ka edhe ekipe të tjera të forta. Do të jetë një rrugëtim i bukur, por tani është koha të mendojmë për Serie A, më pas të fitojmë sërish ndaj Feyenoord në shtëpi”, theksoi Asllani për faqen zyrtare të klubit.