Gjatë ndeshjes mes Barcelonës së Ekuadorit dhe Korinthians në raundin e tretë të “Kopa Libertadores”, trajneri i vendasve, Segundo Alejandro Kastiljo, tërhoqi vëmendjen me kostumin e tij elegant të bardhë.
Stili i tij ishte aq i mahnitshëm sa që llogaria zyrtare e “Kopa Libertadores” në rrjetet sociale ndau foton e tij duke lënë edhe një përshkrim.
“Luks? Stili i Segundo Kastiljos, trajner i Barcelonës SC. Ja si duket një ndeshje e Libertadores”, ishte komenti në faqen e “Kopa Libertadoresit”.
Kastiljo është i njohur për deklaratën e tij të veçantë të modës dhe shfaqja e tij me një kostum të bardhë theksoi më tej praninë e tij në stol gjatë kësaj ndeshjeje të rëndësishme.
Sa i përket vetë ndeshjes, Barcelona SC arriti një fitore mbresëlënëse 3-0 ndaj Korintiansit, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Kopa Libertadores.
Ndryshe, ndeshja kthyese mes dy ekipeve zhvillohet pas një jave apo më saktë me datë 13 mars.