Jasir Asani në formacionin e javës në Korenë e Jugut!
Jasir Asani vazhdon të jetë një lider te skuadra e Guangju në Korenë e Jugut. Anësori i kombëtares së Shqipërisë bëri një ndeshje mjaft pozitive në duelin kundër Anjangut.Ish sulmuesi i Partizanit shënoi një dopietë spektakolare për t’i dhënë fitoren 2-0 skuadrës së Guangju-s.
Pa diskutim që kjo paraqitje është vlerësuar, me Asanin që është zgjedhur në formacionin e javës në kampionatin korean.
Gjithashtu Jasir Asani është vlerësuar me notën 8.3. Kujtojmë se 29-vjeçari ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 1 asist në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani.