Thuajse e kishim harruar. Endri Çekiçi njihej mirë si lojtar i talentuar dhe që veshi 11 herë fanelën e kombëtares, por kohët e fundit nuk kishte rënë në sy.
Gjithsesi, që nga janari i këtij viti ai është pjesë e Adanasporit në Ligën e Parë të Turqisë. Në ndeshjen e fundit të ligës, luajtur në fushën e Sanliufasporit, Çekiçi ishte më I miri në fushë duke shënuar gol e duke krijuar një tjetër.
Fillimisht, ai ekzekutoi me shumë siguri një penallti në minutën e 33-të duke barazuar rezultatin në 1-1. Më pas ishte perfekt në harkimin nga goditja e këndit.
Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 50-të, barazoi Fatih Kuruçuk, pikërisht falë mesfushorit ofensiv shqiptar.
Suksesi ishte ndaj një rivali direkt në garën për mbijetesë në Ligën e Parë turke, dhe I jep sado pak shpresë Adanasporit, ndonëse gjendja në tabelë është tepër kritike, me vetëm 27 pikë në 28 javë, dhe në vendin e parafundit.
Në fushë ishte edhe Sokol Cikalleshi, me të njëjtën fanelë, ndërsa dy shqiptarët u zëvendësuan në pjesën e dytë. Kavajasi në minutën e 67-të dhe pogradecari në minutën e 76-të.