FIFA imiton “Superbowlin”

Futboll

FIFA imiton “Superbowlin”

Më: 6 mars 2025 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

“Botërori 2026” do të jetë i gjithi “Made In USA”. Jo vetëm për faktin që do të luhet mes Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës, por edhe për risinë që FIFA do të sjellë në finalen e turneut më të rëndësishëm të futbollit.

Qeveria botërore e futbollit po punon me liderin e grupit të famshëm muzikor Coldplay, Kris Martin për organizimin e një “halftime shoë” të stilit “Superboël”.

Pra një spektakël muzikor në pushimin mes dy pjesëve, ashtu siç është traditë në finalen e futbollit amerikan.

Kështu, finalja që do të zhvillohet më 19 korrik të vitit 2026 në stadiumin “MetLife” të Nju Xhersit do të jetë e gjitha e një stili “me yje dhe viza”.

Gjithsesi, FIFA nuk ka qartësuar nëse kjo risi do të kthehet në një traditë për finalet e Botërorëve të ardhshëm.

Po ashtu, nëse pushimi I ndeshjes do të jetë më i gjatë se 15 minuta.

 Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje në të ardhmen, kur të zyrtarizohet i gjithë skenari.

Përveç spektaklit, nëse bazohemi plotësisht te “Superboël”, kjo gjetje ka edhe një prapavijë financiare që lidhet me marketingun.

Dihet botërorisht, që gjatë “halftime shoë” të finales së futbollit amerikan reklamat televizive dhe ato që shfaqen në stadium kanë vlera marramendëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat