Sulmuesit Arda Guler dhe Endrick mund të largohen nga Real Madrid në formë huazimi në qershor.
Lajmin e konfirmon sot e përditshmja gjermane “Bild”, që shton se dy lojtarët e talentuar pritet të zbarkojnë në Bundesliga në merkaton e ardhshme.
Sipas “Bild”, Leipzig do të ishte klubi perfekt për të nxitur rritjen e dy talenteve.
Për turkun është i interesuar edhe Eintracht Frankfurt.
Te Real Madrid nuk kanë ndërmend t’i shesin, ndaj dhënia e tyre në formë huazimi në një klub ku mund të luajnë më shumë do të ishte një mundësi e artë që ata të rriteshin më shumë.