De Vrij: Rezultat i shkëlqyer për Interin

Futboll

De Vrij: Rezultat i shkëlqyer për Interin

Më: 6 mars 2025 Në ora: 13:13
Acerbi e de Vrij

Mbrojtësi holandez Stefan de Vrij i gëzohet fitores 2-0 që Inter arriti ndaj Feyenoord një ditë më parë në Champions League. Sukses që afron zikaltërit me kualifikimin në çerekfinale.

“Në 20-25 minutat e para ne ishim të pasaktë, ata ishin të mirë duke krijuar disa raste jo aq të rëndësishme. Më pas ne shënuam dhe u futëm shumë më mirë në pjesën e dytë”, tha De Vrij.

Më tej, mbrojtyësi i Inter shtoi: “Mund të kishim shënuar edhe një gol të tretë ndërsa ata vetëm goditën traversën. Gjithsesi, rezultati është i shkëlqyer”.

De Vrij, që dikur ka luajtur me Feyenoord, u zëvendësua në minutën e 72-të, duke martrë ovacionet e tifozëve: “Përshëndetja e tifozëve më emocionoi, i falënderoj nga zemra”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat