Futbollisti Granit Xhaka është i frustruar pas humbjes së Leverkusenit ndaj Bayernit me rezultat 3:0 në Munih, në kuadër të ndeshjes së parë të të tetës së finales së Champions League në futboll.
“Kapiteni i kombëtrares së Zvicrës refuzon t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“I frustruar, kapiteni i kombëtares hyn në zonën mikse dhe i injoron menjëherë gazetarët”, shkruan më tej.
Kur u pyet pse ylli në rritje Florian Wirtz (21 vjeç) nuk ishte në gjendje të luante siç duhet, 32-vjeçari u përgjigj: “Kjo është një pyetje tjetër. Nuk dua t'i përgjigjem kësaj".
Dhe si e vlerëson ai performancën e tij? Një pyetje tjetër.
“Ne nuk fokusohemi te lojtarët individualë”.
Në lojë ndodhën gjëra që nuk i përkasin këtij niveli. Për shembull, penalltia që Harry Kane e shndërroi me gjakftohtësi në gol, 3:0. Xhaka nuk përmbahet me kritikat ndaj gjyqtarit anglez Michael Oliver:
“Nuk do ta referonte në Premier League. Kam qenë shtatë vjet në Angli, e njoh dhe jam i bindur që nuk do të referonte atje”.
Për të, kapja e Edmond Tapsoba pas futbollistit Kane është më shumë një bllok që është i zakonshëm në ligën angleze. “Nuk ishte asgjë”, tha Xhaka.
“Është zhgënjyese që një penallti si kjo jepet në këtë nivel dhe që ndeshjet mund të vendosen në këtë mënyrë”.