Cordoba dhe kritikat e Mourinhos

Futboll

Cordoba dhe kritikat e Mourinhos

Më: 6 mars 2025 Në ora: 14:09
Mourinho

Ish-mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, foli për “Radio Serie A”, duke kujtuar ndeshjen Atalanta-Inter të vitit 2009 dhe kritikat publike të José Mourinhos:

“Ai episod ishte shumë i fortë, sepse ishin ende ndeshjet e para. Mourinho gjithmonë thoshte: Nuk do të më dëgjoni kurrë të flas keq për një nga lojtarët e mi.

Dhe kur një trajner e thotë këtë, lojtari e mban mend dhe pothuajse e adhuron duke menduar: Ky është mbrojtësi ynë.

Sidoqoftë në atë ndeshje ai doli dhe foli për mua.

Sot qesh kur e kujtoj dhe ndoshta do të qeshë edhe ai kur ta mësojë, por atëherë tha: Nuk është e mundur që një lojtar si Cordoba, kaq me përvojë, të pësojë një gol të tillë.

Dhe, nëse doni një shpjegim, kjo është arsyeja pse humbëm. 

Por Mourinho është shumë i zgjuar, sepse shtoi: Humbëm pjesën e parë, por të dytën e fituam ne, sepse shënuam një gol.

Të nesërmen, patëm një mbledhje ku i thamë shumë gjëra njëri-tjetrit në sy. Pikërisht aty filloi një rrugëtim besimi dhe njohjeje mes nesh. Realiteti ishte se në fillim nuk njiheshim mirë.

E shihnim Mourinhon si një figurë pothuajse perfekte, por më pas filluam të kuptonim se nuk ishte ashtu. Po ashtu, edhe ai kuptoi se nuk ishim plotësisht ata që trajneri mendonte. Ishte fillimi i një rindërtimi që na çoi drejt fitores”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat