Portieri gjerman, Manuel Neuer, u largua mbrëmë nga ndeshja kundër Bayer Leverkusenit.
Neuer pësoi një lëndim duke festuar golin e shënuar nga Harry Kane.
Skuadra e Bayern Munchen përmes komunikatës zyrtare ka bërë të ditur se portieri gjerman ka çarje të fibrës muskulore në këmbën e djathtë.
Nuk dihet se sa gjatë do të mungojë, por flitet se do jetë jashtë fushave për disa javë.