Maresca: Disa nga të dëmtuarit po rikthehen

Futboll

Maresca: Disa nga të dëmtuarit po rikthehen

Më: 6 mars 2025 Në ora: 14:41
Enzo Maresca

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, u shpreh se shqetësimet që ai ka patur nga dëmtimet e shumta që skuadra e tij ka patur këtë sezon tashmë po lehtësohen. Një lajm i mirë ky përpara “sprintit final” të sezonit.

Skuadra londineze, që sot luan ndaj Copenhagen në Conference League, synon një vend mes katër skuadrave më të mira në Premier League. Italiani do të ketë në dispozicion Trevoh Chalobah dhe Benoit Badiashile për ndeshjen e sotme.

Ndërsa Wesley Fofana, i cili nuk është regjistruar për të luajtur në Evropë, gjithashtu është rikthyer në gjendje të mirë fizike pasi ishte jashtë fushave që nga fillimi i dhjetorit.

“Të dy janë gati”, tha Maresca, që më tej shtoi. “Trev nuk kishte diçka serioze kështu që ai është në rregull. Ndërsa Benoit ka qenë duke u stërvitur javën e kaluar ndoshta edhe më shumë. Wes nuk është në skuadër por gjithashtu është kthyer”.

“Ngadalë, ngadalë, ne po kthejmë lojtarët nga dëmtimi dhe po përgatitemi për fundin e sezonit. Momenti ynë i keq filloi me rritjen e dëmtimeve, por disa prej tyre tashmë janë kthyer. Kjo është një nxitje e madhe për mua dhe për lojtarët”, tha Maresca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat