Biliq befason

Futboll

Biliq befason

Më: 6 mars 2025 Në ora: 14:42
Slaven Biliq

Ish-trajneri i Premier League, kroati Slaven Biliq, ka pohuar se superylli i Liverpool, Mohamed Salah nuk ishte i lumtur nën drejtimin e ish-trajnerit Jurgen Klopp në Anfield.

Kroati pohoi se ylli egjiptian pothuajse kishte vulosur një lëvizje te skuadra e Ligës Pro Saudite Al-Ittihad.

Salah ka qenë pika kryesore e sulmit të Liverpoolit për tetë vitet e fundit. 32-vjeçari ka shënuar 241 gola dhe ka dhënë 110 asiste në 389 ndeshje të luajtura për Reds në të gjitha kompeticionet.

Këtë sezon, megjithatë, ai ka arritur një tjetër nivel, pasi ka shënuar tashmë 30 gola dhe ka dhënë 22 asiste në 40 ndeshje. Ndërsa ai vazhdon të performojë në fushë, situata e kontratës mbetet e pazgjidhur.

Komentet e fundit të Biliq, megjithatë, tregojnë se tre herë fituesi i Këpucës së Artë të Premier League ishte i pakënaqur gjatë sezonit 2023-24, viti i fundit i qëndrimit të Klopp në Anfield. Duke folur në emisionin The Lineup të talkSPORT, Biliq tha:

“Padyshim që ka pasur një ndryshim këtë sezon nën drejtimin e Arne Slot pasi, duke qenë në Arabinë Saudite vitin e kaluar, e di që ai nuk ishte i lumtur nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe ne prisnim që ai të lëvizte.

“EI gjithë Arabia Saudite ishte gati për të dhe ai do të ishte ylli i kampionatet.

“Për sa i përket neve të gjithëve, ishte e kryer dhe Mo Salah do të shkonte tek Al-Ittihad. Megjithatë, nuk u habita që ai nuk lëvizi.

“Ai e di se lëvizja është aty për të kur ai dëshiron të largohet nga Liverpooli. Nuk është një projekt njëvjeçar ‘merre ose lëre’ në Arabi”, shtoi Biliq.

Liverpooli aktualisht ndodhet në krye të renditjes së Premier League me 67 pikë, 13 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat