Ky është vendimi për Besnik Hasin nga klubi belg

Futboll

Ky është vendimi për Besnik Hasin nga klubi belg

Më: 6 mars 2025 Në ora: 14:47
Besnik Hasi

Besnik Hasi nuk është më trajneri i Kv Mechelen.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi belg, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, me palët që kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin.

Kujtojmë se Hasi u emërua në krye të kësaj skuadre në nëntor 2023, pas shkarkimit të Steven Defour.

Trajneri shqiptar ka drejtuar Mechelen në 56 sfida, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.45 pikë për ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat