Thierry Henry beson se ish-skuadra e tij, Arsenali, do të fitojë tjetër besim se ata mund të shkojnë deri në fund të Ligës së Kampioneve pas fitores 7-1 ndaj PSV-së në Eindhoven.“Topçinjtë” regjistruan fitoren më të thellë në historinë e Champions-it në transfertë, duke e hipotekuar biletën e tyre në 1/8-at.
Golashënuesi më i mirë i klubit, Tieri Henri, tha kur u pyet nëse djemtë e Artetës janë gati për t’u përballur me ndonjë prej ekipeve madrilene.
“Po, ata munden. Unë besoj se mund të fitojnë.
Tani ata duhet të na tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë me lojtarët që u rikthehen. Pa fyer PSV-në, unë mendoja se do të ishte e vështirë, veçanërisht jashtë shtëpisë.
PO ata e bënë të dukej e lehtë. Bënë një ndeshje të shkëlqyer. Por ne e dimë të gjithë se Premier Liga ka mbaruar.
Nëse nuk ndodh diçka e çmendur, kjo ndeshje u jep atyre besimin për atë pasardhëse, Realin e Madridit ose Atletikon. Për të shkuar në finale, duhet të mundësh këto ekipe”.