Çudia me Interin

Futboll

Çudia me Interin

Më: 6 mars 2025 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Faza e parë e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve ka përfunduar, duke sjellë disa konfirmime, surpriza dhe bërë që tifozët e futbollit të krijojnë një ide mbi skuadrat me më shumë shanse për të ngritur trofeun më prestigjioz të klubeve.

Analiza e “superkompjuterit” të Opta, i cili bazon parashikimet e tij mbi rezultatet dhe të dhënat statistikore të skuadrave, ekipi me më shumë gjasa për të triumfuar është Liverpulli  i cili, pas fitores së ngushtë ndaj PSZH-së, ka 43% shanse për të arritur në finale dhe 26% për ta fituar trofeun. 

Në vendin e dytë renditet Barcelona me 37.9% shanse për finale dhe 17.3% për ta fituar atë. Interi pozicionohet në vendin e tretë, me 96.8% shanse për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe 15.5% për të fituar trofeun.

Më tej është Arsenali – 13.8% shanse për të fituar Championsin.

Real Madridi – 9.2%
Bajern Munih – 8%
PSZH – 3.1%
Atletiko Madrid – 2.2%
Aston Villa – 1.6%
Lille – 1.5%

Sipas këtyre përllogaritjeve, Interi shihet si favorit më i madh se Real Madridi dhe Bajern Munihu, ndërsa Liverpulli dhe Barcelona kryesojnë listen e parashikimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat