Osimhen nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Juventusit?!

Futboll

Osimhen nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Juventusit?!

Më: 6 mars 2025 Në ora: 15:16
Victor Osimhen

Roberto Pruzzo, ish-sulmuesi i Romës, së fundmi zbuloi në “Radio Radio” se Victor Osimhen , sulmuesi nigerian aktualisht i huazuar te Gallatasaraj nga Napoli , do t’i bashkohet Juventusit sezonin e ardhshëm.

Sipas Pruzzos, një burim i besueshëm pranë rrethit të Osimhen konfirmoi se lojtari është i sigurt për kalimin në Torino.

“Unë e di që sulmuesi i ardhshëm i Juventusit do të jetë Osimhen. Një burim i besueshëm, pranë rrethit të tij, ma zbuloi në Firence. Ata janë të sigurt se ai do të shkojë në Torino vitin e ardhshëm”, tha Pruzzo.

26-vjeçari Osimhen ka kaluar një verë të turbullt. Pavarësisht interesimit nga klube si Al-Ahli, Çellsi dhe PSZH, një lëvizje te Gallatasaraj u finalizua më 4 shtator 2024 pasi negociatat me ekipet e tjera dështuan.

Në ligën turke, Osimhen ka dëshmuar vlerën e tij, duke kontribuar me 16 gola dhe katër asistime në 20 ndeshje, derisa ka shënuar edhe gjashtë gola të tjerë në Ligën e Evropës.

Pavarësisht interesimit nga klube si Man. Junajted dhe Arsenal, lojtarit i pëlqen një rikthim në Itali, edhe pse edhe Gallatasaraj po kërkon transferimin e tij. Napoli nga ana tjetër synon që nga shitja përfundimtare e sulmuesit të fitoj 70 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat