Milani ka dy objektive kryesore

Futboll

Milani ka dy objektive kryesore

Më: 6 mars 2025 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Te Milani kanë kohë që kanë nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes. Eliminimi i shpejtë nga Liga e Kampionëve dhe vështirësitë që skuadra po has në kampionat këtë sezon diktojnë një merkato të kujdesshme.

Kështu, te Milani vazhdojnë të vlerësojnë mundësinë e largimit të Teo Hernandes dhe kërkimin e një zëvendësuesi. Emri më i përmendur për atë pozicion është ai Maksim De Kijper.

Sipas “Corriere dello Sport”, skuadra kuqezi ka filluar tashmë kontaktet me agjentin e lojtarit belg që luan me Klub Brizhin, pavarësisht se për të ka pasur interes nga Arsenali, Uest Hemi dhe Juventusi.

Një tjetër objektiv në merkaton e verës është Xhiovani Fabian. Problem është se lojtari që aktualisht luan me Bolonjën është edhe në pronësi të Inter, ndaj vështirë se zikaltërit do të lënë talentin të kalojë te Milani.

Sipas mediave, mesfushori nuk është i domosdoshëm për trajnerin e Bolonja, Vinçenzo Italiano. Megjithatë, Interi mund të zbatojë një klauzolë kthimi në bazë, që mund të parakalojë kushërinjtë kuqezi në merkato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat