Tirana dhe Laçi do të masin forcat prej orës 16:30. Një takim që për herë të parë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Bardheblutë mbajnë aktualisht vendin e parafundit, teksa kurbinasit kanë 5 pikë më tepër në vendin e gjashtë.
Trajneri Shkëmbi dhe Moriero kanë vendosur për titullarët e këtij takimi.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Selmani, Vera, Dembele, Kola, Mici, Soler, Rafa, Smaçi, Ndreca, Ernest, Zharmuni
Trajner: Bledi Shkëmbi
Laçi: Molla, Kurti, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh
Trajner: Françesko Moriero.