Bylis ka triumfuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.
Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Ishin pikërisht këta të fundit që dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar shumë raste. Teksa goli erdhi në minutën e 52-të. Ishte sulmuesi nigerian ai që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë për t’i dhënë fitoren Bylisit.
Me këtë fitore, Bylis shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 7-të, duke u larguar me 3 pikë nga “zona e ftohtë”. Në krahun tjetër, me 28 pikë, durrsakët mbeten në vendin e 8-të.