Kontrata e lojtarit me bavarezët skadon në fund të sezonit dhe negociatat për rinovimin kanë ngecur.
Për 30-vjeçarin interesohen Arsenal, Real madrid dhe Barcelona, por një tjetër ekip duket se ka hyrë në garë.
Në fakr, duket se është PSG klubi që ka bërë një lëvizje konkrete për të siguruar shërbimet e Joshua Kimmich duke i ofruar atij një kontratë 4-vjeçare.
Megjithatë, te Bayern ka optimizëm se mund ta bindin lojtarin të rinovojë dhe biseda të tjerë pritet të zhvillohen në ditët në vazhdim mes palëve për rinovimin e kontratës.